Zebra

pozita tË hapura në Zebra prix

Filter by

Përparësitë e punës në zebra prix!

Në hap me Inovacionin

Duke punuar me ne, do të jeni pjesë e një ekipi që vlerëson arritjet më të fundit në teknologji e biznes. Kjo është një mundësi për të kontribuar në një platformë që respekton të kaluarën dhe formon të ardhmen, duke ofruar një përvojë profesionale.     

Angazhimi dhe Orientimi ndaj Klientit

Puna në Zebra Prix jo vetëm që nxit rritjen profesionale, por gjithashtu siguron që puna juaj të ketë një ndikim direkt në mbajtjen e standardeve të larta dhe ndërtimin e besimit të klientit

Transformoni Përvojën e Blerjes

Si anëtar i ekipit tonë, do të keni mundësinë të ndikoni dhe të përmirësoni udhëtimin e klientit, duke bërë blerjen një përvojë më të këndshme, të besueshme dhe të orientuar drejt cilësisë.

Ekip me qëllime evropiane

Zebra Prix ofron një platformë unike me qëllime evropiane dhe kjo ju mundëson antarëve të ekipës të punojnë në një mjedis multikulturor dhe të fitojnë njohuri të tregjeve evropiane.

Zbuloni identitetin e
ZEBRA PRIX: Përkushtimi
ynë ndaj Cilësisë dhe
Inovacionit

Në Zebra Prix, ne përfaqësojmë më shumë se një platformë tregtare online. Ne jemi një grup i pasionuar i individëve të përkushtuar për të shndërruar mënyrën se si bizneset kosovare lidhen me tregun evropian. Duke u fokusuar në përsosmëri dhe inovacion, ne po krijojmë rrugën për të ardhmen e tregtisë, duke promovuar pasurinë dhe talentin e kulturës dhe artizanatit kosovar.

Zebra Prix ju ndihmon të shmangni nevojën për të investuar në plane që nuk i japin vlerë biznesit tuaj. Optimizoni shpenzimet duke siguruar një qasje pa kosto për të përshtatur nevojat tuaja në zgjerim të biznesit në tregje të reja. Shisni kudo nga një platformë që nuk kërkon kosto!

Çka ofrojmë

NE!

Sigurim shëndetësor

Ne besojmë se kujdesi i duhur ndaj gjendjes fizike, si dhe shëndetit mendor na ndihmon të përmirësojmë produktivitetin dhe ndërveprimet e anëtarëve të ekipit tonë për të krijuar një hapësirë ​​të shëndetshme pune.

Rritje në karrierë

Perspektiva për të avancuar më tej me karrierën tuaj është e garantuar. Mundësitë janë të pafundme gjatë punës me ne.

Trajnime falas

Ofrimi i trajnimeve dhe kurseve falas online i ka ndihmuar anëtarët e ekipit tonë të specializohen në fusha të reja të veçanta për të cilat ata kanë treguar interes.

Leje prindërore

Si pushimi i lehonisë ashtu edhe i atësisë sigurohen nga kontrata e nënshkruar mes nesh dhe punëdhënësit.

Rritje të mirëqenies

Mirëqenia vlerësohet si prioriteti i lartë nëse jo më i larti, prandaj ne ofrojmë zona të ndryshme relaksuese brenda hapësirës sonë të punës dhe një seancë joga një herë në javë për të rifreskuar mendjen dhe trupin tonë.

2022

Viti kur u themelua dhe filloj veprimtarinë  kompania jonë.

4500

Punëtorë janë të punësuar momentalisht në kompaninë tonë.

200+

Është numri i partnerëve dhe pikave tona që operojnë në Kosovë.

ZËRAT E BESUESHMËRISË: ÇFARË THONË PARTNERËT TANË PËR NE